Klauzola e Arbitrazhit
Zgjidhja e mosmarrveshjeve me procedurën e arbitrazhit është e mundur vetëm kur palët kanë parashikuar në kontratë, apo në cdo formë tjetër komunikimi, vullnetin e tyre për ndjekjen e procedurës së arbitrazhit. Ky detyrim ligjor parashikohet nga neni 403 i Kodit të Procedurës Civile i cili përcakton se: “Mund të gjykohet me procedurë arbitrazhi vetëm në qoftë se ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë t’ia nënshtrojnë arbitrazhit mosmarrëveshjet që kanë lindur ose mund të lindin nga një kontratë e lidhur ndërmjet tyre.”. Forma e marrveshjes (klauzolës) së arbitrazhit parashikohet nga paragrafi i parë i nenit 404 të Kodit të Procedurës Civile i cili përcakton se: “Është i pavlefshëm kushti për gjykimin e mosmarrëveshjes me arbitrazh, kur nuk pasqyrohet me shkrim në vetë marrëveshjen kryesore të palëve ose me një dokument tjetër të shkruar që i referohet asaj, siç mund të jetë telegrami, teleteksi e çdo mjet tjetër i saktë që përbën provë shkresore.”. Ndonëse neni shpreh rastet e pavlefshmërisë së marrveshjes (klauzolës) së arbitrazhit rezulton se një marrveshje (klauzolë) arbitrazhi duhet detyrimisht të jetë në formë të shkruar duke respektuar kushtet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile për shkresat dhe provat shkresore.
Procedura e arbitrazhit fillon me paraqitjen e kërkesës nga paditësi pranë Siguri Inteligjence shpk, e cila nga ana e saj, përpara fillimit të procedurës së caktimit të arbitrave, është e detyruar që të vlerësojë prima facia nëse marrveshja (klauzola) e arbitrazhit është e vlefshme. Kushtet për vlefshmërinë e klauzolës së arbitrazhit parashikohen nga neni 404 i Kodit të Procedurës Civile i cili, përvec sa analizuar më lartë për formën e marrveshjes (klauzolës) së arbitrazhit, në paragrafin e dytë të tij përcakton se: “Marrëveshja e palëve, sipas paragrafit të parë, është e pavlefshme, në rast se në atë nuk caktohet arbitri apo arbitrat, nuk parashikohet mënyra e caktimit të tyre, si dhe objekti i mosmarrëveshjes, kur ajo efektivisht ka lindur”. Në analizë të dispozitës së mësipërme rezulton se kushtet që një marrveshje (klauzolë) arbitrazhi të jetë e vlefshme janë: a) forma e shkruar e marrveshjes (klauzolës); b) numër përcaktohet numri i arbitrave; c) nuk përcaktohet procedura e caktimit të arbitrave dhe d) nuk përcaktohet objekti i mosmarrveshjes, në rastet kur marrveshja e arbitrazhit lidhet pas lindjes së mosmarrveshjes ndërmjet palëve.
Me qëllim përcaktimin paraprak kontraktual të vullnetit të palëve për zgjidhjen e mosmarrveshjeve të mundshme me procedurën e arbitrazhit Siguri Inteligjence shpk sugjeron që në kontrata e lidhura ndërmjet palëve të përfshihet në dispozitat për zgjidhjen e mosmarrveshjeve një nga modelet e mëposhtme të klauzolave të arbitrazhit.
Modeli A
Për gjitha mosmarrveshjet që mund të lindin nga zbatimi i kësaj kontrate/marrveshje Palët do përpiqen t’i zgjidhin me anë të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit të ofruar nga Siguri Inteligjence shpk. Në rast se përpjekja dështon, mosmarrveshjet, qoftë edhe të natyrës jashtëkontraktore, që rrjedhin nga kjo kontratë/marrveshje do të zgjidhen me arbitrazh, sipas Rregullave të Siguri Inteligjence shpk nga një arbitër i vetëm, i emëruar në përputhje me këto Rregulla.
Modele B
Për gjitha mosmarrveshjet që mund të lindin nga zbatimi i kësaj kontrate/marrveshje Palët do përpiqen t’i zgjidhin me anë të Pajtimit dhe Ndërmjetësimit të ofruar nga Siguri Inteligjence shpk. Në rast se përpjekja dështon, mosmarrveshjet, qoftë edhe të natyrës jashtëkontraktore, që rrjedhin nga kjo kontratë/marrveshje do të zgjidhen me arbitrazh, sipas Rregullave të Siguri Inteligjence shpk nga tre arbitra, të emëruar në përputhje me këto Rregulla.
Modeli C
Të gjitha mosmarrëveshjet, kundërshtimet ose pretendimet që do të lindin nga zbatimi i kësaj kontrate/marrveshje ose në lidhje me të ose shkeljen, përfundimin ose pavlefshmërinë e saj do të zgjidhen me arbitrazh, sipas Rregullave të Siguri Inteligjence shpk nga një arbitër i vetëm, i emëruar në përputhje me këto Rregulla.
Modeli D
Të gjitha mosmarrëveshjet, kundërshtimet ose pretendimet që do të lindin nga zbatimi i kësaj kontrate/marrveshje ose në lidhje me të ose shkeljen, përfundimin ose pavlefshmërinë e saj do të zgjidhen me arbitrazh, sipas Rregullave të Siguri Inteligjence shpk nga një tre arbitra, të emëruar në përputhje me këto Rregulla.
Modeli E
Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin ose do të lindin nga zbatimi i kësaj kontrate, që rrjedhin prej saj, apo të lidhura me të do të zgjidhen me arbitrazh. Institucioni i arbitrazhit është Siguri Inteligjence shpk. Arbitrazhi do të zhvillohet sipas Rregullave Proceduriale të Siguri Inteligjence shpk, nga një arbitër, i caktuar sipas këtyre rregullave. Gjuha e arbitrazhit është gjuha shqipe. Vendi i arbitrazhit është Tiranë. Legjislacioni i zbatueshëm është legjislacioni shqiptar
Modeli F
Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin ose do të lindin nga zbatimi i kësaj kontrate, që rrjedhin prej saj, apo të lidhura me të do të zgjidhen me arbitrazh. Institucioni i arbitrazhit është Siguri Inteligjence shpk. Arbitrazhi do të zhvillohet sipas Rregullave Proceduriale të Siguri Inteligjence shpk, nga një trupë prej tre arbitrash, të caktuar sipas këtyre rregullave. Gjuha e arbitrazhit është gjuha shqipe. Vendi i arbitrazhit është Tiranë. Legjislacioni i zbatueshëm është legjislacioni shqiptar.