Kodi i Etikes se Arbitrave



Afatet e rekomanduara kohore



Formulari i paraqitjes se kerkeses per arbitrazh



Deklarata e pavarsise se Arbitrit



Klauzolat tip te arbitrazhit ne kontrate ose ne marrveshje



Tarifat e arbitrazhit

PREAMBUL

 

  1. Siguri Inteligjence shpk është një person juridik i themeluar sipas ligjit 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe e ka selinë e regjistruar në Tiranë (Shqipëri) në adresën Rruga 5 Maji, ish-Nish Kimikja, Pallati i Shkodraneve, Godina 2, Kati 2.
  2. Objekti i veprimtarisë së Shoqerise është ofrimi i shërbimeve të arbitrazhit nëpërmjet emërimit të arbitrave, ngritjes së kolegjeve arbitrale dhe ushtrimit të funksioneve të sekretarisë gjatë zhvillimit të procedurave të arbitrazhit.
  3. Siguri Inteligjence shpk (ne vijim referuar si SI shpk ose thjesht SI), është subjekti që administron arbitrazhet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. SI administron organizimin e procedurave të arbitrazhit kombëtar dhe ndërkombëtar në përputhje me Rregullat e saj të Arbitrazhit dhe rregulla të tjera të përcaktuara nga SI (referuar bashkërisht si “Rregullat”). Duke lidhur një marrëveshje arbitrazhi për paraqitjen e mosmarrëveshjeve pranë SI, palët pranojnë se procedurat do t’u nënshtrohen këtyre
  5. Në lidhje me këto proçedura, SI ka kompetencat e mëposhtme:
    • Emëron, zëvendëson dhe shkarkon arbitrat,
    • organizon dhe mbikëqyrur procedurat e arbitrazhit
    • përcakton shumën e paradhënieve dhe për të vlerësuar më pas kostot e arbitrazhit në përputhje me Rregullat e Arbitrazhit dhe Shtojcën bashkëngjitur (Shtojca 3)
  6. Të gjitha referimet ndaj “Siguri Inteligjence shpk” ose ndaj “SI” i referohen subjektit juridik që është përgjegjës për administrimin e procedurave të arbitrazhit dhe për ushtrimin e funksioneve të tjera të parashikuara nga Rregullat.
  7. Për çdo mosmarrëveshje që i referohet SI kjo e fundit do të formojë një Gjykatë Arbitrazhi për kryerjen e procedurave të arbitrazhit.
  8. Te gjitha veprimet dhe procedurat e SI bazohen ne Ligjin nr. 52/2023 “Per Arbitrazhin ne Republiken e Shqiperise”, por palet dhe SI mund te kryejne me marreveshje rregullime specifike brenda hapesirave dhe kornizave ligjore qe i referohen ketij Ligji dhe akteve te tjera lidhur me proceduren e arbitrazhit ne teresi.

 

Na kontaktoni

Free Consultation


    Meet Our Attorneys

    Willy McHugh

    Family Lawyer

    Mark Holman

    Family Lawyer

    Steven Griffith

    Family Lawyer