• Konfidencialitet

    Procedurat arbitrazhike janë të mbyllura dhe konfidenciale, në krahasim me procesin gjyqësor të hapur të gjyqësisë shtetërore. Kjo mund të jetë e rëndësishme për kompanitë që duan të mbajnë informacionin e tyre konfidencial.

  • Fleksibilitet

    Palët kanë mundësi të përshtaten me procesin sipas nevojave dhe preferencave të tyre. Ata mund të përzgjedhin arbitrat, vendin dhe procedurat, duke bërë procesin më fleksibël se sa në sistemin gjyqësor të rregullt.

  • Shpejtësi

    Procesi arbitrazhik zakonisht është më i shpejtë se procesi gjyqësor tradicional, për shkak të mungesës së disa rregullave të procedurës që mund të vonojnë procedurat e gjyqësorit.

PREAMBUL

 

  1. Siguri Inteligjence shpk është një person juridik i themeluar sipas ligjit 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe e ka selinë e regjistruar në Tiranë (Shqipëri) në adresën Rruga 5 Maji, ish-Nish Kimikja, Pallati i Shkodraneve, Godina 2, Kati 2.
  2. Objekti i veprimtarisë së Shoqerise është ofrimi i shërbimeve të arbitrazhit nëpërmjet emërimit të arbitrave, ngritjes së kolegjeve arbitrale dhe ushtrimit të funksioneve të sekretarisë gjatë zhvillimit të procedurave të arbitrazhit.
  3. Siguri Inteligjence shpk (ne vijim referuar si SI shpk ose thjesht SI), është subjekti që administron arbitrazhet kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. SI administron organizimin e procedurave të arbitrazhit kombëtar dhe ndërkombëtar në përputhje me Rregullat e saj të Arbitrazhit dhe rregulla të tjera të përcaktuara nga SI (referuar bashkërisht si “Rregullat”). Duke lidhur një marrëveshje arbitrazhi për paraqitjen e mosmarrëveshjeve pranë SI, palët pranojnë se procedurat do t’u nënshtrohen këtyre
  5. Në lidhje me këto proçedura, SI ka kompetencat e mëposhtme:
    • Emëron, zëvendëson dhe shkarkon arbitrat,
    • organizon dhe mbikëqyrur procedurat e arbitrazhit
    • përcakton shumën e paradhënieve dhe për të vlerësuar më pas kostot e arbitrazhit në përputhje me Rregullat e Arbitrazhit dhe Shtojcën bashkëngjitur (Shtojca 3)
  6. Të gjitha referimet ndaj “Siguri Inteligjence shpk” ose ndaj “SI” i referohen subjektit juridik që është përgjegjës për administrimin e procedurave të arbitrazhit dhe për ushtrimin e funksioneve të tjera të parashikuara nga Rregullat.
  7. Për çdo mosmarrëveshje që i referohet SI kjo e fundit do të formojë një Gjykatë Arbitrazhi për kryerjen e procedurave të arbitrazhit.
  8. Te gjitha veprimet dhe procedurat e SI bazohen ne Ligjin nr. 52/2023 “Per Arbitrazhin ne Republiken e Shqiperise”, por palet dhe SI mund te kryejne me marreveshje rregullime specifike brenda hapesirave dhe kornizave ligjore qe i referohen ketij Ligji dhe akteve te tjera lidhur me proceduren e arbitrazhit ne teresi.

 

Na kontaktoni

Free Consultation

    Meet Our Attorneys